Të Martën në 28 Shtator 2010, ndroi jetë një nga atdhetarët Dibran, zoti Ekrem Klloboçista. Ekrem Klloboçista lindi me 25 Qershor 1931 në Dibrën e Madhe, në Dibrën e Skenderbeut, Mojsiut, Iljas Pash Dibrës, Haxhi Vebi Dibrës, Hoxh Voglit, Ramiz Dacit, Eles Jusufit, Suf Xhelilit…
U rrit dhe u formua me idealet e këtyre burrave që ja kushtuan tërë jetën e tyre luftës përë liri e pamvarsi kombëtare. Duke u rritur me idealet e këtyrre burrave dhe duke përjetuar shtypjen që u bëhej shqiptarve në trojet e tyre stërgjyshore në ish Jugoslovinë titiste, Ekremi, me sjelljet dhe aktivitetet e tija pëkrahëse ndaj bashkaqytetarëve dibran, filloi te bie ne syte e UDB-ës (sigurimit Jugosllove), dhe mbas shumë malltretimeve dhe disa burgimeve, nuk I mbet rrugë tjetër përveç largimit nga vendlindja e tij e dashur.
Në vitin 1958, Ekremi nga Slovenija kaloi kufirin për ne Italin, dhe mbas një qëndrimi të shkurtër u vendos në Francë. Mbas 2 vitesh punë te rëndë mërgimtari, organizoi emigrimin e familjes të tij duke kaluar ilegalisht për mes Jugoslavisë rankoviçjane, duke kaluar në këmbë kufijtë e Jugoslavisë, Italisë dhe Francës me burra, gra, e fëmi. Ne
ato rredhana të veshtira politko-ekonomike, bashkimi I tij me bashkeshorten Amijet, femijet Mensur, Afrim dhe Flora, me vëllezërit Fuat dhe Ziain me bashkeshorten e tij Zarifko dhe foshjen, Afërdita, ishte një mrekulli për gjithë Dibranët.
Ne vitin 1962, Ekremi bashkë me familjen e tij, arrijti ne SHBA, ku vazhdoi si gjithmonë, me dedikim te plotë, punën e tij te palodhshme për familjen dhe kombin. Ekremi, qe I pari nga Dibra e Madhe që emigroi në SHBA familjarisht. Shtëpija e tij u bë çerdhe strehimi dhe stabilizimi jo vetëm për emigrantët Dibran, por edhe për gjithë bashkadhetarët e tij nga të gjitha krahinat shqiptare, pa dallim feje e ideologjie. Ekrem Klloboçista që në ditët e para në Amerikë, filloi aktivitet e tija patriotike, kombëtare e familjare. Ishte pjesmarës i komisionit për ngritjen e xhamisë të parë shqiptare në Brooklyn. Pak kohë më pas, Ekremi, me nje grup të vogël Dibranësh themeloj xhamin e parë shqiptare në Staten Island. Kështu, shqiptarët muslimanë skishin më nevojë për tu falë ne shtëpinë e Ekrem Klloboçistës gjatë muit të ramazanit, siç kishin vrepuar deri sa u hap xhamija e Staten Island-it. Këto qendra fetare shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë për organizimin e festave kombëtare e fetare dhe si shkolla për mesimin e gjuhës tone të bukur shqipe.
Si atdhetar në shpirt që ishte, në filim te viteve 70-të Ekremi, asistoi ambasadorin e Shqipërisë pranë OKB-ës, Dibranin Sami Baholi, me punime ndërtimore për zyrat dhe banesat e punonjësve të Misionit të Shqipërisë pranë OKB-ës.
Ekremi, dashamirës I edukimit dhe i emancipinit, qe një familjar I përkushtuar. Ai I rriti femijt me tradita dhe zakone shqiptare,
Familjes të madhe Klloboçista, bashkëshortes të tij të nderuar, zonjës Amijet: djemve Mensurit, Afrimit, dhe Shpetimit: Vajzave Florës e Zirakës si dhe gjitha niprave e mbesave u paraqesim ngushëllimet tona të thella për humbjen e bashkoshortit, babait, dhe gyshit. Të njejtat ngushëllime u paraqesim vellezërve të Ekremit, Ziait, Fuatit, dhe Remziut, si dhe gjithë farafisit të tij këtu në SHBA dhe në Dibër, paharruar xhaxhain e tij të ndëruar, adhtetarin Shefqet Klloboçista.
I dashuri mik dhe vellu im, Ekrem, pusho I qetë në botën e amshueshme.
Të qoftë I lehtë dheu I huaj.
I PERJETSHËM KUJTIMI TIJ!
********Miftar Gjini ********
Waterbury, Connecticut SHBA
Sunday, October 3, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment